FOTO/ Ndodh në Angli, futbollisti elektricist rregullon difektin pas ndërprerjes së energjisë në stadium

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Angli gjatë një ndeshje Kupe midis Marine dhe Danston.

Ndeshja u pezullua për shkak se dritat në stadium i fikën pas një problem teknik. Kjo ka çuar në pakënaqësi, por për të rregulluar defektin ka menduar mesfushori i Danston, Fil Turnbull që punon elektricist me kohë të plotë.

34-vjeçari është fotografuar teksa përpiqet të rregullojë problemin duke u bërë viral në rrjete sociale. Një situatë e pazakontë kjo, por për fat, Turnbull rregulloi gjithçka dhe sfida nisi për tu luajtur normalisht.

https://mobile.twitter.com/MarineAFC/status/1459561488662908939?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1459561488662908939%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Finstant-articles%2F