U ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda AUDIT luksoz, Erigersi shkonte në Xhami: Do hidhte pas të shkuarën!

Erigers Mihasi është një nga të rinjtë, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Astir, pasi makina ku ai udhëtonte me shokun e tij, Armando Dumanin (gjithashtu viktimë), u qëllua me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. 

Ai u akuzua për grabitjen e shtëpisë së Elton Çiços ne vitin 2015. Gjithashtu dyshohej edhe si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë.

Mirëpo, 32-vjeçari kishte menduar që të hidhte pas të kaluarën. Sipas një njoftimi nga xhamia e Tiranës, Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët.

Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij.