Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar për komentet e shumta negative që ka marrë 24 orët e fundit.
Hysaj i cili fajësohet nga tifozët për shkak se uli kokën te goditja e Barellas për golin e dytë të italianëve, i kërkon falje tifozëve, ku teksa edhe thekson faktin se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën. Hysaj tha se “veprimi, ishte një gabim teknik”.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dyte që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësimi i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluze, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik. Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma te ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj.