Elseid Hysaj analizoi sfidën me Italinë dhe pranoi që ndaj “azzurrëve” duhet të ishin treguar më të kujdesshëm, por beson se Shqipëria mund të përmirësojë në vijim, duke nisur nga takimi kundër Kroacisë.
Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë?
“Grupi mund të ndryshojë në çdo moment, siç e kemi parë që mund të kishim barazuar edhe në minutën e fundit dhe ndeshja mund të kishte ndryshuar. Ne duhet të shpresojmë dhe të mos humbasim besimin. Ne do të bëjmë llogaritë në fund. Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë”, tha Hysaj.