Protesta, Dorian Teliti: Jemi këtu kundër abuzimit, kundër vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti gjatë fjalës së tij nga protesta para Bashkisë, tha se qytetarët do e fitojnë betejën e tyre, pasi kjo është e drejta e tyre.

Teliti tha se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në fund, derisa ata hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, të shkojnë atje ku e meritojnë si hajdutë.

Një mesazh Teliti e ka pasur edhe për Policinë e Shtetit.

“Këtu janë qytetarët e vjedhur, janë qytetarët e shtypur, në atë godinë janë hajdutët. Mos guxoni ju policë zorraxhinj, që nxirrni zorrat për të shuar zjarrin e protestës, se nuk e shuani dot.

Jemi këtu kundër abuzimit, kundër vjedhjeve. Ju që merrni urdhra të paligjshëm mos i zbatoni ato, mos u bëni shkelës të ligjit, mos u bëni bashkëfajtorë”, tha Teliti.