Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryesia miratoi sot mbledhjen e Kuvendit më datë 18 dhjetor.
Teksa tregoi se kërkesa e Bashës mori mbështetjen e shumicës së kryesisë, Bardhi zbuloi se Kuvendi do të nis ditën e shtunë, në orën 11:00. Mes të tjerash ai lexoi edhe pikat e rendit të ditës.
“Ju falënderoj për pritjen. Dua të informoj opinionin dhe demokratët për vendimin e marrë nga kryesia, me shumicë dërrmuese të anëtarëve. Nisur nga situata në PD, pas shpalljes nga SHBA non-grata të Berishës. Me kërkesë të kryetarit të partisë, kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e shtunë më datë 18 dhjetor, ora 11:00. Me rend dite si më poshtë; vendimmarrjen e situatave politike për të mbrojtur interesat e partisë.
Ky është vendimi që ka marrë me votë të shumicës dërrmuese të PD.0së. Çdo anëtar do të jetë prezent për të shprehur vendimin e tij në mbledhjen e 18 dhjetorit. Ky, e kam theksuar dhe në fjalën time, është moment i rëndësishëm. Duhet të jetë moment bashkimi, pavarësisht diferencave në mendim. Ftova dhe kolegët që mendonin ndryshe. Pati një refuzim prej tyre për të bërë rendin e ditës, pasi kanë përfshirë dhe çështje të tjera. Duke treguar edhe një herë se ajo çka ka ndodhur para 2 muajsh s’ka pasur lidhje me mbledhjen e PD apo të anëtarëve të Kuvendit për t’u dëgjuar. Në 18 dhjetori, ora 11 PD zhvillon mbledhjen e Kuvendit në Pallatin e Kongreseve.I ftova kolegët që mendojnë ndryshe nga unë të propozojnë shtesë në rendin e ditës. Është refuzuar, nuk kanë pranuar. Nëse secili prej tyre do të propozonte shtesën e nje çështje të caktuar do të votoja pro. Qëllimi nuk është mbledhja e Kuvendit. Nuk ka 4200 firma të anëtarëve të Kuvendit. Nëse do të kishte do të ishin protokolluar. Mbajtja në kasafortë nuk do të thotë se ata marrin statusin e anëtarit. Më 28 dhjetor do të paraqiten anëtarët e PD. I kam ftuar që të depozitonin kërkesën sipas procedurave statutore kanë refuzuar. Kryesia e partisë sot ka vendosur të mbajë Kuvend, të dëgjojë zërat dhe pakënqësitë. Mblidhet sipas rregullave dhe secili duhet të respektojë instuticionet. Unë nuk jam për përjashtime, por për përfshirje. PD ka nevojë për secilin prej anëtarëve të saj dhe të rritet më shumë. Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë asnjë mesazh për përjashahtim përveçse mesazh për bashki. Ky është një moment i vështirë për PD-në. Hallet personale t’i mbajnë jashtë kësaj godine. Cilido që ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ka një mundësi të artë të jetë atje i pranishëm. Jam i bindur se çdo anëtar i PD nuk do të marrë asnjë veprim që dëmton interesin e PD. Nuk jam këtu për të parashikuar se çfarë do të bëjë Berisha. E rëndësishme shtë që Kryesia e PD sot ka vendosur me shumicë dërrmuese të votave që të mblidhet Kuvendi. Do të mblidhemi dhe do të diskutojmë çdo çështje. Kush do të bëjë rezolucion, tubime në çdo datë mund tabë por nuk ka lidhje me institucionet e partisë. Ka vetëmnjë mënyrë si mblidhet Kuvendi, kjo mënyrë është vendimi i sotëm. Nuk bëhet as duke u bërë palë, as duke saktuar përfaqësues.Vendimi i sotëm është vendim bashkues. Të qëndrojmë tek ky mesazh. Do të jemi bashkë në mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Unë nuk di të them nëse ka ndryshime në anëtarsi, por anëtarët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut”-tha ai.
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.