Analisti Andi Bushati deklaroi një javë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se gjykata nuk do t’ia jepte Berishës vulën e PD-së. Sonte, në të njëjtën studio, Bushati deklaroi se pas këtij vendimi, drejtësia është përdorur si levë e pushtetit, i cili i ka dhënë diçka PD-së, pasi ka marrë diçka tjetër.
“Unë isha i bindur se nuk ka vulë për saliun. Por sapo dola nga një intervistë më tha dikush që gjyqi i parë për vulën e PD-së dhe nuk shoh njeri nga ambasada amerikane. Kemi integritet, apo e lanë amerikënët?
Integriteti ka njësi matëse kur përballesh me presion.
Mendoja se nuk do t’i jepej PD se drejtësia këtu është përdorur si armë për të shkatërruar dhe shantazhuar opozitën. E futi në dy palë zgjedhje pa komisionerë, pa logo, pa vulë.
Tani, drejtësia e përdorur si levë e pushtetit, i ka dhënë diçka pasi ka marrë diçka tjetër.
Tani rrëmben kandidatin siç ndodhi me Belerin. Saliu është me vulë, por nuk do të marrë pjesë se është në arrest shtëpie.
Nuk duhet të gëzohemi se u vu një segment drejtësie, sepse pushteti dhe Edi Rama e kanë penalizuar opozitën duke e futur në kushte të pabarabarta për të konkuruar me “bandë” tjetër.