Partia Social Demokrate (PSD), e Tom Doshit ishte surpriza e zgjedhjeve Parlamentare të 2021, ku fitoi 3 mandate deputetësh.
Rritja ju dedikua fushatës së fortë dhe afrimit të të rinjve të larguar nga partitë e tjera, PS, PD dhe LSI.
Por në zgjedhjet e 2025, PSD pritet të dyfishojë votat dhe pritet të marrë mbi 4 mandate në qarkun e Tiranës.
Në Kavajë, prej 2 vitesh PSD drejtohet nga Hasan Cara, një ish- socialist që kërkon ngjitje në karierën politike.
Cara, si kryetar i PSD mori mbi 1300 vota në zgjedhjet lokale të 2023 duke thyer një rekord jo vetëm për këtë parti, por edhe partitë e tjera të vogla.
Ky rezultat ju dedikua angazhimit të tij përpara dhe gjatë fushatës elektorale, njohjeve dhe rrethit të gjerë shoqëror dhe miqësor.
Pas këtij rezultati dhe angazhimit të përditshëm me qytetarët si Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Kavajës në mbrojtje të interesit të banorëve të Kavajës, Cara ka synime të tjera politike.
Hasan Cara do të jetë kandidat në listën e PSD për zgjedhjet parlamentare të 2025, mes kandidatëve të parë të saj për qarkun e Tiranës, i Pari Kavajas kaq afër kreut në një parti Politike.
Cara prite të renditet në listën fituese, ka mbështetjen e kryetarit të PSD doshi dhe kryesisë së Kavajës e bën më të qartë dhe më të bashkuar njerzit për t’i shërbyër qytetit.
Kjo listë, ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara pritet të udhëhiqet nga vetë Kryetari i PSD Tom Doshi, ndërsa Cara pritet të zyrtarizohet së shpejti mes 4 kandidatëve të parëve në listë.
Kjo renditje i jep atij padyshim mundësinë për të qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Një Kavajas, që jeton dhe punon prej vitesh në qytet do të jetë një lajm i Mirë edhe për Kavajën, që do të ketë mundësinë të votojë për një djalë të saj, dhe JO kandidat të imponuar nga Tirana që vjen për zgjidhje dhe dreka e darka qyl dhe largohen për aktivitete private dhe nuk dëgjojnë hallet dhe problemet reale të banorëve të Kavajës.
Cara në këtë garë është zotuar se do të futet me 3 prioritete, rikthimi i institucioneve në qytet, dinjiteti i munguar në gjithë këto vite dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve dhe ngritja e halleve dhe problemeve të tyre në kuvend.
Nëse kjo bëhet fakt dhe Cara renditet në listë mes 4 të parëve, atëherë ai mund të jetë deputet i Parlamentit për 4 vitet e ardhëshme.
Nëse zgjidhet, Cara është zotuar se nuk do ta braktisë elektoratin e tij dhe nuk ta lëjë misionin e ngarkuar nga qytetarët.
Këtu duhet të shtojmë edhe faktin që Cara pritet të marrë mbështetje të madhe në Rrogozhinë dhe nga shoqëri e Miq në të gjithë qarkun e Tiranës.
Megjithatë, teksa Hasan Cara pritet të zyrtarizohet si kandidat në listën fituese të PSD, kandidimi i tij duket se është një nevojë për Kavajën, e cila do të ketë mundësinë ta mbështesë me votë unanime një djalë që ka ambicie politike dhe kërkon ti përfaqësojë me dinjitet dhe jo për interesa personale./ Kavaja.Net