Të shtunën në orën 21:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “SIGNAL IDUNA PARK” aty ku do të zhvillohet përballja Itali-Shqipëri.
Arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel është gjermani Feliks Zvajer. Ai është përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në vitin 2005 nga Robert Hojcer, u pezullua 6 muaj nga federata gjermane asokohe.
Pas një ndeshje të Bundesligës të vitit 2021, Xhud Bellingam e akuzoi hapur: “Kur i jep një gjyqtari që ka trukuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani, çfarë pret më pas?!”
Deklaroi asokohe futbollisti anglez pas humbjes 3-2 të Dortmundit kundër Bajernit.