Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.
Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamëni, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai në 2013-ën më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, 16-vjece të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.
Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë kërcënuar me jetë 16-vjecaren. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë. Autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici.