Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur pak minuta më parë në vend.
Mësohet se një çift të moshuarish kanë humbur jetën tragjikisht në Dropull, pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, të cilat u favorizuan nga era e fortë, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën të moshuarve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hllomo, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave.