Hysen Kadiu, Kryetari i PD së Kavajës që besoi te Berisha, demokratët dhe Drejtësia

Vendimi i Gjykatës së Apelit, që njohu ligjërisht Sali Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike duke i dhënë Vulën dhe logon, solli reagime të shumta në Tiranë dhe rrethe.

Në Selinë e PD lajmi u mirëprit me këngë e valle dhe Fishekzjarre, ndërsa njerzit që e mbështetën Berishën në këtë betejë gjyqësore 30 mujore uruan liderin historik të tyre me shprehjen “Haka u kthye tek i Zoti”.

Mes atyre që besuan dhe mbështetën pa kushte Sali Berishën ishte edhe Kavaja, që në 2023 u rikthye blu.

“Kavaja heroike me Partinë Demokratike”, kjo është shprehja që Kavaja e tha dhe e mbrojti me dinjitet.

Dinjitetin dhe heroizimin në mbështetje të Partisë Demokratike e tregoi Dega e Kavajës në ditët më të vështira.

Partia Demokratike ka kaluar një kalvar të gjatë sfidash dhe betejash të brendshme prej më shumë se dy vitesh. Edhe pse shumica e elektoratit dihej se kë mbështeste, u desh vendimi i sotëm i gjykatës për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij ngërçi politik.

Po le të rikthehemi pak pas në kohë, atëherë kur shumë pak menduan se kjo lëvizje do të ishte e këtyre përmasave.

Hysen Kadiu, ish – anëtar i kryesisë së FRPDSH, u spikat në angazhimin e tij që në krye të herës krah lëvizjes së doktorit dhe më pas zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Degës së Kavajës, në një garë, që për nga pjesmarrja e lartë, kishte vite që nuk zhvillohej.

Që në krye të herës për të vizioni ishte i qartë: Demokratët të linin pas hatërmbetjet dhe të fitonin bashkinë e marrë padrejtësisht nga duart 4 vite më parë!

Duke u takuar me demokratët, ringritur seksionet e duke ndjekur çdo protestë, në qytet ngrihet fryma e fortë opozitare, e cila e karakterizon PD në Kavajë.

Frymëzimi për fitore në rradhët e demokratëve ishte i dukshëm!

Shumë kush mund ta quajë Arkitekti i fitores e të tjerë ideatorin besnik ndaj idealeve të së djathtës, por një gjë duhet të jetë e pakundështueshme: Të rinj si Hysen Kadiu janë e ardhmja e PD, jo vetëm në Kavajë.

Partia Demokratike duhet të jetë krenare që përfaqësohet nga vizionarë, të cilët dijnë të fitojnë dhe duhet t’i japë atyre mundësinë për të ngjitur shkallët e parlamentit!

Nëse PD dëshiron të fitojë duhet të promovojë figura që jo vetëm janë të rinj, por kanë dhe përvojën e duhur politike!

Në ditët kur PD kishte nevojë, Hysen Kadiu ishte aty për t’i shërbyer.

Nuk pranoi mandatin e deputetit për Ideal, riorganizoi PD e Kavajës që solli fitoren në 2023.

Kryetari Kadiu është i tillë!

2025-sa flet për të!

https://www.facebook.com/share/p/5snk9AJgns6kKCBB/?mibextid=WC7FNe