Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Dritan Dajtin.
Vendimi i lënë në fuqi dënon Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm. Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës.
Më herët Dritan Dajti ka kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni me pretendimin se është i njëanshëm.
Kërkesa e Dajtit është hedhur poshtë nga gjykata, ndërkohë që ndaj Dajtit është ndërmarrë edhe masa e gjobës prej 10 mijë lekësh.