Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet pas zgjedhjeve evropiane.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Rama është shprehur se “nuk ka koment” për rezultatin e zgjedhjeve, nga të cilat Beleri arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të qenë pjesë e PE-së.
Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeptuet?
Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.
Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek.