Armando Broja është një nga talentet e Kombëtares që për të flitet gjithëmonë shumë. 22-vjeçari pritet të shkëlqejë në Euro 2024 me fanelën e kombëtares.
Broja dëshiron të bëhet një ikonë e Kombëtares dhe emri i tij të mos harrohet kurrë. Sulmuesi kuqezi për “Gazetta dello Sport” thekson se diçka të tillë do të bëjë gjithmonë për babain dhe Shqipërinë.
“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”,ka deklaruar talenti i Kombëtares.