Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit mes shqiptarit dhe autorit 41-vjeçar me origjinë italiane.
61-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij, fqinje e sulmuesit.Mediat italiane identifikuan viktimën si Ilirjan Minaj i njohur si “Lili”, i cili njihej si një person punëtor, i buzëqeshur .
Sipas një rikonstruksioni fillestar, mes të dyve ka shpërthyer një debat për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën karabnierët të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin.
Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje.