“Të lutem jam nënë”, mamaja e Mateos iu lutet policëve të shohë vendin ku Klodiani i vrau djalin: A keni fëmijë?

Familja e Mateo Vasiut është e tronditur nga ngjarja e rëndë që kanë përjetuar ditën e djeshme. Mamaja e Mateos, Flora Vasiu është ajo që e ka përjetuar dhe vijon ta përjetojë më keq ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të saj të mitur.

“Të lutem, jam nënë. A ke fëmijë ti?” dëgjohet ndër të tjera t’i thotë nëna e 8-vjeçarit policëve që kanë rrethuar portën e banesës ku jetonte Klodian Çalamanit. Ndërkohë njëri nga policët thotë:

Me dhimbjen tuaj jemi dhe ne, por nuk të lejojmë dot se prishen provat e krimit.

Por sërish nëna e Mateos nuk ka duruar dot dhe ka çarë gardhin dhe ka hyrë të shohë vendin ku djali i saj u gropos nga një ‘monstër’ si Klodian Çalamani.