Sipas disa lajmeve, deputeti Flamur Noka është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi, në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV për këtë lajm, Noka tha se nuk ka as dijeni, por as shqetësim, sepse është i pastër.
“Unë nuk kam asnjë dijeni, por asnjë shqetësim. Unë e di se presioni politik sillet dhe mbështillet. Shikoni këto këtu (tregon duart) janë të pastra. Unë i qetë natë e ditë.
Unë nuk e vras mendjen fare. Mua do të më kenë në ballë të protestës opozitare, se Altin Dumani është peng, ëëhtë kryepengu i Edi Ramës. Burgos Sali Berishën për klubin “Partizani” dhe është e njëjta gjë për klubin “Dajti” ku u është rrëmbyer prona për kullë.
Në dosje Sali Berisha thuhet se shtyu përdorimin e dosjeve të privatizimit. Sot Rama e shtyu sërish.
Do të më kenë në ballë, në front. Kjo doli si formë presioni pas ngjarjeve në Bashkinë e Tiranës.
Bukuria për këtë a e di kush ëhtë? Kam dëgjuar se një i shpallur terrorist nga SHBA ka thënë se do të bëjë kallëzim.
Flamur Noka presionin nuk e ha. Unë kam një makinë që është pronë e bankës Credins që kam edhe një vit për ta paguar dhe një apartament nga Enti i Banesave që kam edhe 9 vite për ta paguar”-tha Noka.