Tërhiqet avokati 38-vjeçarit që vrau mizorisht të miturin në Fier, autori do dalë i vetëm para gjykatësve

Është tërhequr nga mbrojtja e çështjes avokati i caktuar nga shteti për të përfaqësuar në gjykatë 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i cili dy ditë më parë vrau mizorisht 8-vjeçarin në Fier. 

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati nuk ka pranuar të mbrojë një ngjarje të tillë mjaft të rëndë. 

Në orën 10:00 të ditës së sotme ishte caktuar edhe senaca e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj Çalamanit.

Por është shtyrë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të krijuara nga familjarët e fëmijës dhe qytetarë të shumtë që i kanë dalë në mbështetje atyre. 

Raportohet se autori i krimit është nisur drejt ambienteve të gjykatës, por ende nuk ka mbërritur. 

Qytetarët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë dënim maksimal për 38-vjeçarin.