Një i ri është dhunuar në Kamëz pas një sherri mes shoferëve. Dy shoferë janë konfliktuar për rrugën dhe më pas sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, teksa i dëmtuar ka mbetur 23-vjeçari me iniciale I.I. Ndërkohë shoferi tjetër është në kërkim nga policia.
“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi ‘Nënë Tereza’ në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.