Kuqezinjtë zbresin në fushë, Sylvinho dhe Kombëtarja në “provën” e parë para Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të zbresë ditën e sotme në fushën e lojës. Kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit, sfidë kjo që do të startojë në orën 20:00 në “Haladas Sportkomplexum” në Hungari.

Një duel mjaft i rëndësishëm për Sylvinho dhe ‘djemtë’ e tij të cilët do të kenë “provën” e parë para Euro 2024. Të gjithë jemi kuriozë të shikojmë skuadrën tonë në fushën e lojës dhe cili do të jetë ekipi që do të na përfaqësojë në kampionatin europian.

Në mbrëmje do të kemi kështu mundësinë të shikojmë pakës nga Shqipëria europiane, ku braziliani do të tentojë të gjithë lojtarët dhe ku synon të marrë përgjigjet e duhura nga protagonistët në fushën e lojës. Të gjithë jemi syy e veshë nga Hungaria dhe emocionet për Euro 2024 kanë nisur të ‘kaplojnë’ tifozët, të cilët presin të shikojnë një Kombëtare që argëton dhe lufton shumë në fushën e lojës.