Reali nuk ka rivalë në Champions! Madrilenët e Karlo Ançelotit mposhtën me rezultatin 0-2 Borusian e Dortmundit në finalen e madh të eChampions-it duke siguruar kështu trofeun e 15-të në histori.
Pjesa e parë foli për gjermanët, të cilët krijuan shumë raste të pastra shënimi, duke goditur edhe shtyllën, por fati nuk ishte me verdhezinjtë.
Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës, foli më së shumti për Realin, që arriti të shënonte 2 herë me Karvahal dhe Vinicius duke festuar kështu Champions-in e 15-të.
FT: BORUSIA DORTMUND – REAL MADRID 0-2
FORMACIONET ZYRTARE
Kavahal 74′ Vinicius 83′
Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mbrojtësi Karvahal, i cili shënoi dhe golin e avantazhit.
Karlo Ançeloti ka fituar një herë tjetër Ligën e Kampioneve duke qenë padyshim “mjeshtri” i këtij kompeticioni, pasi ka gjithmonë formulën e duhur për të bërë të tijin trofeun.
Zakonisht shumë i përmbajtur, tekniku italian këtë radhë “doli nga skenari”.
Pas vërshëllimës përfundimtare dhe përqafimit me disa pjesëtarë të stafit, ai iu drejtua tribunës ku ishin familjarët e pjesëtarëve të stafit të Realit, duke takuar atje bashkëshorten e tij, Marian, shumë e emocionuar, duke shkëmbyer puthje me të.