Amir Rrahmani ka zbuluar prapaskenat e vitit 2016 kur Kosova fitoi të drejtën për t’u përfaqësuar në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s. Në një intervistë për median e klubit të Napolit, kapiteni i Kosovës zbuloi se çdo futbollist i mundshëm kishte të drejtë të zgjidhte Kosovën duke përmendur emra si Xhaka e Shaqiri.
“Xhaka, Shaqiri, Behrami, Dzemaili e të tjerët kanë mundur të vinin të luanin me Kosovën (në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA). Të gjithë kanë mundur, por qëndruan te Zvicra. Ishin vendime të tyre”, tha Rrahmani.
Vetë babai i Granit Xhakës, Ragipi, është shprehur në një intervistë gjatë asaj periudhe se e kanë patur të pamundur të luajnë për Kosovën pasi FIFA nuk ua lejon diçka të tillë. Kjo deklaratë bie në kundërshtim direkt me fjalët e Rrahmanit.
Atë kohë pati disa lojtaë që ndryshuan kombëtaren si Rrahmani, Ujkani, Shala e Rashica që lanë Shqipërinë për Dardanët apo Valon Berisha që la Austrinë.