Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, u pyet nëse ka dritë jeshile për partitë e reja në skenën tonë politike.
Baçi theksoi se partitë e reja do e kenë të vështirë. Sipas tij, skena politike është uzurpuar nga Berisha dhe Rama, që nuk lënë alternativa të tjera.
Agim Baçi: Partitë e mëdha nuk lënë sfidë idesh, prandaj partitë e vogla nuk do kenë shumë hapësira. Edi Rama thotë se unë jam tradita, unë jam populli. Edhe gjuha ekstreme e zotit Berisha nuk ka alternativë.
Rama e Berisha nuk lënë sfidë idesh. Prandaj, partitë e vogla do mbeten në batakun e ideve, por e vështirë që të kenë suksese të mëdha të themi.