Alen Sherri është një nga protagonistët e Egnatian në këtë sezon, ku rrogozhinasit arritën të fitojnë Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion. Gardiani ka bërë pritje fantastike për rrogozhinasit dhe padiksutim është portieri më i mirë në Superiore.
26-vjeçari pavarësisht formës fantastike në këtë sezon sërish nuk ia doli të merrte një ftesë nga Sylvinho për Euro 2024. Shkodrani nuk e fsheh mërzitjen, ndërsa në një intervistë për “Verques nga Telesport” ka theksuar se e priste të ishte pjesë e grumbullimit, por sërish Sylvinho mbetet trajneri që i dhuroi kënaqësinë të përjetonte emocionet me Kombëtaren A.
“Gënjej të them se nuk e prisja një ftesë nga Sylvinho. Realisht nuk ka asgjë, janë zgjedhjet e tij. Sylvino është i pari që më grumbulloi për ndeshjet miqësore . Është po ai i pari që pas sfidës me Interin erdhi i pari dhemë dhuroi ftesën e pritjes. Lista e Kombëtares është një zgjedhje e vështirë, mua më mbetet ta respektoj. Mos grumbullimi është një shenjë që unë të punoj më fort dhe ndoshta të provoj një tjetër kampionat për të bërë më mirë”, ka deklaruar gardiani i kampionëve. Mos ndoshta Sherri paralajmëroi largimin nga Egnatia? Gjithsesi mbetet të shihet se ccfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.