Egnatia do të jetë shumë e kujdesshme në këtë merkato verës. Qëllimi i drejtuesve është të mbajnë pjesën më të madhe të ekipit dhe të bëjnë vetëm disa afrime për të përforcuar akoma më shumë skuadrës.
Kështu në Rrogozhinë kanë nisur me rinovimet me lojtarët kyç të tyre. Arbin Zejnullai është një nga lojtarët që ka bindur drejtuesit dhe në këto kushte mes tyre do të vazhdojë bashkëpunimi.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin , i cili do të vijë në ditët në vijim. 25-vjeçari ka zhvilluar në sezon mjaft të mirë, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 4 asiste.
Mesfushori është një nga të pëlqyerit e Edlri tetovës dhe Agim Demrozi nuk pritet të kursehet ndaj tij. Sigurisht me rinovimin e kontratës, lojtari do të përfitojë edhe një rritje të kosiderueshme të pagës së tij. Zejnullai ka fituar kështu 3 trofe me Egnatian. 2 herë Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion. Gjithashtu rrogozhinasit do të marrin pjesë në Champions League për herë të parë në historinë e tyre.