Deputeti Erion Braçe ka reaguar për incidentin e ndodhur në protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës, ku militantët hodhën molotov drejt gazetarëve dhe qytetarëve duke u rrezikuar jetën.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti socialist dënon mënyrën e mbarëvajtjes së protestës nga ana e opozitës.
Braçe thotë se taktika me hedhjen e molotovit para bashkisë është “tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje”.
“Bashkia e Tiranës, qendra e Shqipërisë; Zona më e populluar në qytet! Molotov që për pak pjek të gjallë njerëz!
Shikojeni edhe një herë; Kjo është tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje, do ishte vrasje! Është hera e dytë në pak javë!
Një armë-siç molotovi, në dorë të kalamajve të papërgjegjshëm, me urdhër të partisë me kriminale ne vend, bën gjëmen! Kjo nuk ka me lidhje me Erion Velinë! Herën e tretë, me dashje apo nga budallallëku, kanë për të vrarë njerëz!
Ndaleni! Kjo proteste po kthehet ne kriminale e rrezik për shqiptare e te huaj qe lëvizin në qendër të Shqipërisë! Ndaleni sa nuk kanë vrarë njeri!”, shkruan ai.