Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Fernando Medeiros. Nga klubi rrogozhinas është konfirmuar se brazilian është nën kontratë dhe nuk do të largohet.
Kështu Edlir Tetova mund të bëjë llogaritë për turet kualifikuese në Europë me 28-vjeçarin. Pas fitimit të kampionatit pati dyshime, nëse Fernando do të qëndronte apo jo.
Tashmë gjithçka është qetësuar. Kujtojmë se Fernando është lojtar kyç për Egnatian. Që nga nënshkrimi 2 vite më parë, ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë dhe 1 herë titullin kampion.