Familjarët e Mateos tentojnë të hyjnë në burgun ku ndodhet Çalamani: Na e sillni këtu të flasë me ne

Familjarët e Mateos 8-vjeçar te cilit iu mor jeta ne menyre makabre nga Klodian Çalamani, ditën e sotme kanë mbërritur tek pa rab ur gi mi i Vlorës, ku po mbahet mostra. 

Ata kanë tentuar që të hyjnë me forcë në ambientet e parabu rgi mi t duke shtyrë portën e hekurit. 

Në disa momente është dashur ndërhyrja e forcave policore për të sprapsur familjarët të cilët kërkojnë dënim me v de k je të Klodian Çalamanit i cili goditi me kazmë në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e g roposi në oborr.

“Po na qan zemra. Nxirreni të poshtrin. Nxirreni k rimi nelin. Merrjani jetën, tortura.”

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë k rimine l të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e v ra u. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e v ra u një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni k rimi nelin. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna e vogëlushit.

Të irrituar dhe me thirrje të forta drejtuar këtij institucioni, familjarët kanë tentuar që të hyjnë brenda me forcë. Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi. Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët e viktimës bënë thirrje që autori që qëndron në izolim, Klodian Çalamani të nxirret jashtë dhe të japë arsyen se pse e v ra u 8-vjeçarin.