Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë në foltoren e radhës, me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, se burime amerikane i kanë bërë me dije, se Lulzim Basha dyshonte se përgjohej prej tij në takimet që zhvillonte me Ambasadoren Yuri Kim.
Ai më tej shtoi, se dora dorës do të dalin në pah pabesi të liderit Lulzim Basha.
“Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?
Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija te ju. Nuk do pranoja kurrë bëheshim ministri e Edi Ramës. Atë që nuk mund të pranoj sovranitetin”, tha Berisha.