Bashkia Kavajë çel sezonin turistik nga Golemi

Bashkia e Kavajës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit.

Përmes një mbrëmje festive ku merrnin pjesë këngëtarët më të njohur dhe paguar, Kavaja nis zyrtarisht Ftesën e mikëpritjes për të gjithë pushuesit kudo që ndodhen.

Në koncert morën pjesë drejtuesit e pushtetit lokal të Bashkisë ndërsa ata të PS ishin në Itali në takimin e Ramës.

Përpara koncertit, bizneset e Kavajës prezantuan në një Panair ofertat e tyre me produktin që ofrojnë. /Kavaja.Net