Kishte ikur nga banesa para 1 muaji, vajza gjendet në zonën e plazhit. Arrestohet 24-vjeçari që e strehoi, u kap në banesë me…

Një 17-vjeçare e cila ishte zhdukur nga banesa prej një muajsh, është gjetur në një banesë me qira në zonën e Plazhit në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.