Mes lotësh dhe emocionesh, Egla Ceno shpallet fituese e edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP

Egla Ceno është fituese e edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP, me banoren që bëhet kështu dhe fituese e Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh.

Ajo ishte në një televotim kokë më kokë me Julin, i cili e mbylli këtë rrugëtim si vendi i dytë.

Pas 133 ditësh, Big Brother Albania VIP 3 mbyllet me Eglën si fituese, e cila nuk i fshehu emocionet dhe lotët.

Egla Ceno ishte e fundit që doli nga shtëpia dhe fiku dritat e shtëpisë.

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, ajo tha:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme… / Top Channel