Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kavajë- Shkozet.
Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku udhëtonin 10 persona në total, 3 drejtuesit e mjeteve dhe 7 pasagjerë.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një prej pasagjereve, e cila është transportuar në spital.
Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.