Konflikt në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar mes njëri-tjetrit pas debateve të cilat besohet se kanë nisur ditë më parë.
Një person, i identifikuar si E.Sh., 37 vjeç, ka mbetur i plagosur me plagë në kokë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se 37-vjeçari është goditur me tytën e pistoletës. Nga të njëjtat burimet konfirmohet se në vendngjarje janë gjendur edhe gëzhoja.
Por personi në fjalë s’ka asnjë plagë nga plumbi në trup. Pasi ka marr mjekime në Orikum është shoqëruar në komisariat, teksa policia e Vlorës ka ngritur postbllok policor tek zona e Kalasë në Ujin e Ftohtë pasi dyshohet se autori apo autorët janë larguar në këtë zonë.