“Ore Plarent, të japë dorëheqjen si i paaftë! Veliaj i dha tre leje ndërtimi drejtorëve!”/ “Shpërthen” Klodiana Lala

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe informacioent e fundit se për Erion Veliajn, SPAK po kërkon informacion nga bankat dhe institucionet.

Në studio ka patur debate të forta mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit Plarent Ndreca, lidhur me përgjegjësinë e Veliajt.

Klodiana Lala: Janë tre drejtorët më të rëndësishëm të zotit Veliaj dhe Veliaj u ka firmosur edhe leje ndërtimi për kompaniën 5D. Tre drejtorët më të rëndësishëm, Molla, Qato dhe Tusha. Dy të parët në paraburgim, dyshime për korrupsion dhe pastirm parash. Kompania 5D ka marrë, jo vetëm tendera, por edhe 3 leje ndërtimi të firmosura nga zoti Veliaj. Minimalisht more Plarent Ndreca, histori politike dhe morale ka. Nëse Veliaj ka qenë kaq i paaftë dhe të firmosë… Ndërkohë për ne di ku hamë, ku pimë, çfarë bëjmë. Çon urdhëra në Whatsapp që të sulmohen këta. Ju keni detyrim moral të thoni, na falni se jemi të paaftë. Por ju e keni harruar institucionin e dorëheqjes. Drejtorët kanë bërë korrupsion miliona euro, Veliaj ishte në “avion” dhe nuk dinte gjë? Nuk mund të qëndrojë në krye të detyrës. Është i paaftë pra!

Plarent Ndreca i përgjigjet Lalës dhe Rakipit: Fole për paaftësi. Paaftësia e një politikani vlerësohet nga zgjedhësit. Sa i aftë është një kryetar bashkië, Kushtetuta jonë e përcakton se si vendoset. Nuk është për gazetarët dhe mediat për tu vendosur, por me votë. Morali, është një gjë individuale.