Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku denoncoi farsën e Veliajt me punimet në rrugën Aleksandër Moisiu, një tender i fituar nga kompania 5D e dyshuar si kompani e drejtorëve të Bashkisë.
Hoxha tha se makineritë u paraqitën për të punuar kur kishte vajtur Veliaj për të bërë kronikë propagande, ndërkohë që u larguan menjëherë pas largimit të kamerave.
Hoxha zbuloi se Veliaj tashmë ruhet nga Garda e Republikës, pasi ndihet i rrezikuar.
“Bëhet fjalë për tender te rruga Aleksandër Moisiu, një tender i fituar nga 5D, rreth 4 milionë euro. Te fotoja në qendër, është fotoja në datën 13 maj këtë vit, u habita. Veliaj ruhet tani nga Garda e Republikës sepse ka patur raportime se ndihet i kërcënuar. Shikoj që kishin ardhur kamionë, ka hipur vetë Veliaj atje, foto e datës 13 maj.
Çfarë ndodh? Të nesërmen, në datën 14 maj prita të dilte në lajme. Asnjë lajm. Në datën 14 u zhdukën makineritë dhe ngeli një tek punëtor. Aq ishte u realizua plani, u bë kronika. Kur doli kronika? Kronika doli në datën 21 maj nga orari i drekës.
Ke foton tjetër, në datën 13 maj ka patur disa fotografë të bashkisë, asnjë media nuk ishte. Me të ikur ata, kjo është gjendja që ka ngelur.
Në tabelë thotë 12 muaj, por aty nuk janë bërë as shembjet. 5D do të mbarojë burgut dhe jalla është mbaruar”, tha Hoxha.