E trishtë/ Jetonte i vetëm, 68-vjeçari gjendet i vdekur nga vëllai i tij. Vuante nga…

Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fier. Burime zyrtare bënë me dije se mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm. 

Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumorale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.