Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë pas tre orësh nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ishte pyetur për inceneratorët. “Drejtësia ka punën e saj, e mbështesim”, ka deklaruar midis të tjerash ajo. Fletëthirrja ndaj saj është bërë nga Prokurori Dritan Premçi.
“Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij”, tha ajo.
Balluku u thirr ne oren 16:00
Numri dy i qeverisë është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo u pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës.
Balluku ka dhene shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.
Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.