Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama sot në Athinë, ku u takua me bashkatdhetarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë kryeministrin, ndërsa shtoi se ky është refuzim që emigrantët i bënë kreut të qeverisë.
“Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet!”, tha Berisha.
Postimi i plotë:
Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali.
Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri.
Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet!