“Kryetarja “emigrante”, përshëndet të gjithë shqiptarët nga Athina!”, ironia me fotot e kryebashkiakes së Roskovecit në mitingun e Ramës

Pasi u bë publik tashmë fakti se në takimin e Athinës Rama ka shkuar me mitingashë e patronazhistë me vete po publikohen orë pas ore fakte të tjera që tregojnë për këtë manovër tipikë rilindase.

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka postuar në faqen e tij ne facebook foton e kryetares së Roskovecit e cila bashkë me administratën ka qenë në Athinë.

“Paturpësia dhe pafytyresia këtyre letyrave të rilindjes, është e pa krahasueshme!”, shkruan Baçi

“Emigrantja” kryetare, Bufi i Roskovecit, përshëndet gjithë Shqiptaret nga Athina!

Takimi i Rames me emigrantet ne Athine, me 4 autobusë nga Roskoveci, 10 autobusë nga bashkia Fier, po kaq nga Vlora, disa te tjerë nga Saranda dhe Delvina, ruhet me 1500 forca policore nga Greqia, 150 trupa të eskortës nga Shqipëria.

Shuma marramendese para të harxhuara nga taksapaguesit, për shown e Ramës në Athinë!

Braktisje totale nga emigrantet dhe Shqiptaret e vertet banues në Greqi!

Paturpësia dhe pafytyresia këtyre letyrave të rilindjes, është e pa krahasueshme!