5 shtetas italianë dhe 3 shqiptarë u ndaluan nga policia italiane për tetë masa paraprake (një arrest me burg, dy në arrest shtëpie dhe pesë nënshkrime ditore) nga Karabinierët e Kompanisë Saint-Vincent/Chatillon. Një italian dhe një bjellorus u shpallën në kërkim.
Gjyqtari hetues i gjykatës së Aostës pranoi kërkesat e Prokurorisë në përfundim të një hetimi të nisur nga Karabinierët në verën e vitit 2023. Të gjithë akuzohen për veprën penale të tregtisë së kokainës.
U sekuestrua mbi një sasi lëndë narkotike (në kuadër të arrestimit shkurtin e kaluar të Armand Losit, shqiptar banues në Chatillon, gruaja e të cilit tashmë është nën hetim në të njëjtin procedim). Nga hetimet e degës së CC në Chatillon/Saint-Vincent, përmes aksioneve, hetimeve dhe përgjimeve, rezultoi se të dyshuarit, jo të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin, kishin një ‘xhiro’ totale prej rreth 100,000 euro në muaj. Kjo ishte kokainë shumë e shtrenjtë, klientë të shumtë paguanin 80 euro për gjysmë gram dozë.