Nga: Sokol Gosa, Ish- trainer i Egnatias së Rrogozhinës
Perfundimi i nje ndeshje te paralajmeruar. Pse e them kete:
1- Niveli i lojes se treguar ne ndeshjet e fundit me Durresin, Shkodren, Kukesin per kupe dhe me Dinamon. Kjo sot i vuri vulen.
2- Mungese e theksuar karakteri dhe lidhja me fanellen. Perjashtoj ketu Pujen dhe Allmucen.
3-Ekip qe nuk rrezikoi 1 here per gjate 90′. Nuk goditi asnjehere porten.
4-Nuk jemi ne gjendje te bejme 2 pasime te sakta.
5- Pritesh nje reagim mbas 45′ te para por e dyta ishte loja me e dobet e zhvilluar nga ne ne keto jave.
6- Dhe ato 2 faulla qe marim i godet nje Imer qe na ofendon shume per menyren e ekzekutimit.
7- Nuk besoj se kemi luksin qe te rri pa u aktivizuar te vetmin sulmues qe kemi ne forme per momentin. Si do qe u soll me Dinamon, sot duhet te ishte ne fushe.
8- Gashi ka detyren me te veshtire ne kete periudhe qe te mari maksimumin per kete faze .
9-Urgjente afrimet ne janar. Ne te gjitha repartet.
10- Jam dakort qe me mund Kuksi sepse eshte ekip qe eshte pergatitur per kampion por nuk jam kurre dakort dhe nuk mund te pranoj nivelin e lojes se treguar.
Me vjen keq po sot po na shfaqen me qarte makthet e kat.1. Uroj qe nga sonte te meren masa urgjente per te dale nga kjo paqartesi dhe gjendje paniku e krijuar.
RENDITJA AKTUALE E SUPERLIGËS