Lajm i Fundit/ “Rrufe në qiell të hapur”, Egnatia largon Maganin


Rrufe në qiell të hapur te Egnatia, Gugash Magani largohet nga skuadra rrogozhinase.

Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Egnatias në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” teksa kanë deklaruar se ky largim vjen me konsensus dhe duke i uruar suksese në vijim trajnerit Magani.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë këtë sezon duke marrë dhe statusin e “surprizës” në Kategorinë Superiore, por disa rezultate të njëpasnjëshme negative e penalizuan skuadrën dhe me shumë mundësi kjo mund të jetë dhe arsyeja e këtij “divorci”.

SUPERMARKET VEIZI

Njoftimi i Klubit Egnatia e Rrogozhinës:

KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. 

Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. 

I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI.