Nga: Isa Halili
Magani dhe fenomeni i largimit te trajnereve ne futbollit shqiptar
Trajneri Gugash Magani eshte larguar nga drejtimi i skuadres se Egnatias pas humbjes ndaj Kukesit ne javen e 10 te “Abisnet Superiore. Tekniku peqinas nderpreu marrveshjen me klubin rrogozhinas me konsensus per shkak te rezultateve jo te mira ne javet e fundit.
Magani e mori drejtimin e Egnatias ne korrik te 2020 dhe ne vitin e pare e ngjiti klubin e Egnatias ne eliten e futbollit shqiptar duke mos e diskutuar per asnje çast arritjen e objektivit. Jo vetem kaq por mundi edhe Dinamon ne nje finale duke u shpallur ekipi me i mire i Kategorise se Pare perr sezonin 2020-2021 me gol te kapitenit Ndriçim Shtubines.
Projekti ambicioz i presidentit Agim Demrozi funksionin ne perfeksion dhe paralel me sukseset e klubit filloi edhe impianti modern “Arena Egnatia”.
Klubi i krijuar ne vitin 1922 beri nje merkato modeste duke ofruar lojtar te talentuar por edhe futbolliste me emer si Demir Imeri, Bruno Telushi apo Arber Cyrbja.
Edhe pse u mund ne takimin e pare perballe Kukesit me rezultatin 1-3, ekipi reagoi mjafte mire duke barazuar fillimisht me Tiranen dhe Skenderbeun dhe me pas koleksionoi 2 fitore ate me Kastriotin ne shtepi dhe Laçin ne transferte. Me tej barazoi me Vllaznine dhe Partizanin por edhe Dinamon.
Humbja me Kukesin la nje shije te hidhur ne kampin Rrogozhinas dhe tranjeri Gugash Magani u be “koke turku”. Me gjithe reapektin per stafin drejtues dhe cilesine e lojtareve te Egnatias vendimi per te larguar trajnerin Magani ne kete moment mu duk pak i egzagjeruar.
Per 10 jave te barazosh me te 3 ekipet e kryeqytetit te gjitha ne transferte, te mundesh Laçin po ne transferte dhe kesh nje vend komod brenda objektivave te fillim sezonin me duket pak e habitshme vendimi i drejtuesve te klubit. Aq me teper qe ka eleminuar Turbinen dhe Kukesin ne kupe dhe ne cdo takim pamvarsisht rezultatit Egnatia e Gugash Maganit eshte treguar e barabarte me kedo dhe kudo.
E pa imagjinueshme por Egnatia e mbylli fazen e pare duke len pas nje emer si Partizani qe objektiv ka titullin kampion dhe per ironi te fatit “timonieri” i saj Ilir Daja vijon te drejtoj te kuqte. Pamvarisht gjithçkaje Gugash Magani largohet me koken lart pasi nisi nje projekt qe do vlej per nje kohe te gjate.
Fenomeni i largimit te trajnerit ne menyre te pashpjegueshme eshte kthyer ne mode tashme ne futbollin shqiptar. Nje sindrome qe ne optiken time eshte kthyer ne nje semundje qe ndikon veçanerisht ne vazhdimsine e çdo klubi.
Shpresoj qe kjo te mos ndodh me Egnatian por veshtire se klubi i qytetit tim te gjej nje trajner me bagazhin e Maganit qe per hire te se vertetes e njeh mjafte mire ambjentin ne Rrogozhine.