Pas skandalit “5D”, me drejtorat e Bashkisë Tiranë, një tjetër skandal ka kapur Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj.
Bashkia e Tiranës si institucion, nuk i ndalohen pagesat “Cash”, por Erion Veliaj nuk pyet për ligj.
Në vitin 2023, vit elektoral, Erion Veliaj pagoi në të zezë gruan e ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Muçaj Haradinaj, plot 15 Mijë e 800 Euro.
Kjo pagesë është bërë e ditur nga vetë znj. Haradinaj në vetëdeklarimin e saj të Pasurisë, ku thotë se është paguar “cash”.
Kujtojmë që Anita Muçaj Haradinaj voton në Shqipëri dhe vitin e kaluar u mbajtën zgjedhjet lokale ku Erion Veliaj mori mandatin e tretë në krye të Bashkisë Tiranë./Kavaja.Net