“Shqipëria vend mafioz dhe i rrezikshëm”, Alizoti për artikullin e RAI3 për Engjëll Agaçin: Drejtohemi nga një hajdut me grup grabitësish

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, në një intervistë me gazetaren Ina Qirjo në rubrikën Opinion në News 24, ka komentuar shkrimin e RAI3, që e cilësonte Engjëll Agaçin si avokat të trafikantëve të drogës.

Alizoti theksoi se Shqipëria është një vend mafioz dhe i rrezikshëm. Ai shtoi se po drejtohemi nga një hajdut me një grup grabitësish.

Tomor Alizoti: Nuk ka njeri që nuk e kupton që Shqipëria është zhytur në korrupsion të madh. RAI tregoi se Rama është hajdut me grup gabitësish. Është një hajdut, që me paratë e tij paguan mediat, avokatët, që të bëjnë shkrime pozitive për Shqipërinë. Situata në Shqipëri është skandaloze. Medias i është kushtuar shumë vëmendje, sepse media mund të zhvendosë vëmendjen nga një skandal. Kujtojmë se Arben Ahmetaj tha akuza të rënda dhe dolën analistët që deklaruan se akuzat janë të motivuara politikisht, ja efekti që ka media.

Kemi shtet të inkriminuar, që nesër prapë në media zyrtarët e mazhorancës do të thonë se nuk bën opozita, por në botë kudo problem është qeveria e jo opozita. Nëse del në Shqipëri me dosje që nxjerr fakte etj, je i rrezikuar, sepse vendi ynë është mafioz dhe i rrezikshëm. Këtë e thotë RAI. Ne e dimë se ku jetojnë politikanët dhe çfarë jete bëjnë. Njerëzit duhet të protestojnë, sepse po vidhen haptazi dhe në mënyrë kriminale.