Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka një drejtues të ri, ajo është Albana Fico.
Fico mban edhe postin si drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa në krye të QSUT u emëruar, pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit. Ky i fundit u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm në RTSH.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta’- njofton ministrja e Shëndetësisë.