Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar sot kryedemokratit Lulzim Basha që të kallëzojë në gjykatë ish kryeministrin Sali Berisha për deklaratat e këtij të fundit mbi çështjen “Toyota Yaris”.
“Une i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë penalisht apo padi penale apo civile si te doje z. Berisha nese zoti Basha paska bashkepunuar me mua ne ate ceshtje”, tha Balla.
Fjala e Balles:
“Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Zotit Basha do doja t’i sygjeroja, meqënese Sali Berisha na ka akuzuar të dyve për bashkepunetore ne ceshtjen “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë qe bera une me zotin Basha. Unë z. Basha e kallëzova penalisht në gjykatë dhe mendoj që edhe zoti Basha ta kallëzojë penalisht zotin Berisha në gjykatë.
Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit).
Tani une nuk e di zonja kryetare si do arrijme te vendosim rregull ne kete salle por ne kete krah te salles kur flet kishdo prej jush ketej nuk flet askush.
E dua te rikthehem te ceshtja une i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë penalisht apo padi penale apo civile si te doje z. Berisha nese zoti Basha paska bashkepunuar me mua ne ate ceshtje.
Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, cfare nuk ka thene, tani mbajeni me shëndet, tani ka kohë të merret me ju me muaj dhe me vite dhe për gjërat që ju me pa te drejte na keni akuzuar ne tani degjoni Saliun t’ua thotë ju”,- tha Balla.