Lajmi i Fundit/ Aksident i rëndë në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

 

Rrogozhinë 

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Kavajë. 

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.